Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres thotë se i vjen shumë keq për rifillimin e luftimeve në Gaza.
Ai është shprehur se shpreson që të rinovohet pauza e vendosur, shkruan BBC.
“Unë ende shpresoj se do të jetë e mundur të rinovohet pauza që u vendos. Kthimi në armiqësi vetëm tregon se sa e rëndësishme është të kemi një armëpushim të vërtetë humanitar”, është shprehur ai.
/klankosova/