Sot do të zhvillohen dy ndeshjet përmbyllëse të xhiros së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Vëmendja kryesore do të jetë pa dyshim te ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës.
Ndeshja e cila ishte e paraparë të luhej në “Fadil Vokrri”, u zhvendos në Kampin Nacional në Hajvali, për shkak të gjendjes së rënduar të fushës në Prishtinë, ku do të bëhet rinovimi i plotë i stadiumit dhe përkohësisht do të mbyllet.
Drita qëndron e dyta në tabelë me 25 pikë, me 10 pikë larg nga lideri Ballkani, ndërsa Prishtina në vendin e 5-të me 18 pikë.
Sfida tjetër do të jetë ajo mes Gjilanit dhe Llapit.
Llapjanët pozicionohen në pozitën e tretë me 25 pikë, aq sa ka edhe Drita, ndërkohë gjilanasit pozicionohen në pozitën e 7-të me 14 pikë.
Të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.