BE forcon kontrollet kufitare për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve

Bashkimi Eiropian po përballet me një rritje të numrit të emigrantëve që hyjnë ilegalisht, gjë që ka bërë që disa shtete anëtare të rivendosin përkohësisht kontrollet kufitare brenda zonës së lëvizjes së lirë.

Rregullat e Shengenit lejojnë që një veprim i tillë “si mjeti i fundit” të përdoret në rastet që konsiderohen kërcënime serioze për sigurinë e brendshme ose politikën publike.

E fundit në një seri vendesh që vendosi kontrolle më të rrepta kufitare është Finlanda, e cila sot mbylli përkohësisht shtatë nga tetë pikat kufitare me Rusinë, si përgjigje ndaj një fluksi të lartë emigrantësh nga Rusia.

/abcnews.al

Read Previous

Veseli: Duhet t’i tregojmë botës se me të vërtetë jemi të fortë si skuadër, si popull dhe si tifozeri shqiptare

Read Next

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Do ta vazhdojmë luftën me fuqinë e plotë ushtarake pas pauzës humanitare