Ambasadori gjerman e vlerëson takimin e djeshëm BE – Ballkani Perëndimor

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se takimet e rregullta mes ministrave të Jashtëm të BE-së me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor, janë vendimtare.

Ai përmes një shkrimi në “X” tha se plani i rritjes dhe raportet e progresit ofrojnë një bazë solide për dialogun.

“Takimet e rregullta mes Ministrave të Jashtëm të BE-së, Josep Borrellit dhe homologëve të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor janë vendimtare. Plani i rritjes dhe raportet e progresit ofrojnë një bazë solide për dialogun, duke përshkruar një rrugë të qartë përpara. Tani, u takon vendeve të zbatojnë atë që është e nevojshme”, ka shkruar ai.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian të hënën kanë mbajtur një takim bashkë me kryediplomatët e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor.

Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, e cila kërkoi nga blloku evropian që të reagojë më shpejtë ndaj agresionit të grupit serb në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së u kërkova kolegëve të mi që të reagojnë qartë dhe me shpejtësi ndaj aktit agresiv të Serbisë nga 24 shtatori, në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i radhës”.

/klankosova/

Read Previous

​Kurti: Serbia po sillet si “Rusi e vogël”

Read Next

Numri dy i KFOR-it thotë se viti i fundit në Kosovë ishte nga më sfiduesit në historinë e misionit