Reuters: SHBA po përdor dronë për të zbuluar pengjet që mbahen nga Hamasi

Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se SHBA po përdor drone mbi Gaza për të gjetur pengjet që mbahen nga militantët e Hamasit. Hamasi zhvilloi një sulm terrorist ndaj Izraelit më 7 tetor, thanë dy zyrtarë amerikanë për Reuters.

Sipas tyre SHBA po përdorte dronë për të mbledhur informacione mbi Gaza për të ndihmuar në gjetjen e pengjeve. Një nga zyrtarët tha se fluturimet me dron janë kryer për më shumë se një javë. Presidenti irlandez Michael Higgins ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, duke shtuar se ai dënon veprimet që shkelin ligjin ndërkombëtar.

“Dënimi kolektiv nuk është diçka që mund ta pranojmë nëse pretendojmë se jemi avokatë të së drejtës ndërkombëtare. Është thjesht e papranueshme që spitalet dhe ata që kujdesen në to të rrezikohen”, tha Higgins. Ai shtoi se ata që mbështesin ligjin ndërkombëtar duhet të insistojnë në kontrollimin e pavarur të fakteve./abcnews.al/

Read Previous

Kurti raporton sot në Kuvend për takimin e fundit në Bruksel

Read Next

Specialja arreston Isni Kilajn