Pas presidentes Osmani, Von der Leyen në takim me kryeministrin Kurti

(FOTO: Telegrafi)

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Takimi ka nisur pak minuta me vonesë, për shkak të konferencës për media që patën Osmani dhe Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian ka nisur dje vizitën e saj katërditore në Ballkanin Perëndimor, ku ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut.

Pas përfundimit të vizitës në Kosovë, ajo do të vizitoj edhe Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën. /Telegrafi/

Read Previous

Osmani: Kam analizuar propozimin e draft-statutit për Asociacion, nuk do të nxitojë për vlerësime

Read Next

Konflikti Izrael-Hamas, rritet numri i viktimave në Gaza