Policia kap vëllezërit shqiptarë me 50.8 kilogramë drogë

Policia shqiptare ka sekuestruar 50.8 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike që ishin në proces të tharjes.

Droga që u kap në Dimal të Shqipërisë, dyshohet se ishte e dy personave që janë vëllezër mes vete.

Ata gjithashtu dyshohen se kishin kultivuar 240 bimë narkotike në oborrin e një banese, dhe kishin përshtatur një ambient të saj për tharjen e tyre.

Njëri nga ta u arrestua në flagrancë, ndërsa për të dyshuarin tjetër policia tha se është duke bërë përpjekje për ta prangosur.

“Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 50.8 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 përforcues grushti dhe 3 celularë”, shkruan në kumtesën e policisë.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Shqipëria i bashkohet kufizimeve të BE-së ndaj veprimeve destabilizuese të Rusisë në Ukrainë

Read Next

Erdogan i dorëzon parlamentit protokollin për pranimin e Suedisë në NATO