Nis takimi i Kurtit me pesëshen e diplomatëve perëndimorë

Ka nisur të mbahet takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar si dhe këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë.

Telegrafi merr vesh se emisarët për dialogun Kosovë-Serbi pritet të sjellin edhe draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të përgatitur prej tyre.

“Bazë e këtij drafti është edhe Pakoja e Ahtisaarit”, tha ky burim.

Siç shkruan Telegrafi kjo përputhet me një bisedë që përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka pasur gjatë shtatorit me disa ministra të punëve të jashtme (përfshirë te Shqipërisë dhe Maqedonisë) në Santander të Spanjës.

E Kurti të premten ka deklaruar se nuk mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë, pa pasur siguri në Kosovë.

Këto komente ai i ka bërë gjatë një ngjarjeje në Shtime, pasi është pyetur se çfarë pritet të kërkohet nga Kosova gjatë vizitës së pesë përfaqësuesve ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Read Previous

​Osmani-deputetes Kearns: Kosova është më e fortë me aleatë si ju

Read Next

​ASK-ja e goditur nga sanksionet e BE-së në projektin për regjistrimin e popullsisë