Guardiola ’emërton’ pasardhësin e tij te City

“Ky është trajneri i ardhshëm i Manchester City”, ishte, sipas “The Telegraph”, fraza që Pep Guardiola tha disa muaj më pare, konkretisht në maj, kur City u përball me Brighton në “Etihad”.

Impakti i madh që po bën trajneri italian, Roberto de Zerbi në Premier League, përveç mënyrës së lojës që bie në sy, ka bërë që edhe Pep të dashurohet me atë që po sheh prej tij.

Mediat angleze rrëfejnë momentin kur trajneri spanjoll po bisedonte me një grup në tunelin e dhomave të zhveshjes para asaj përballjeje dhe u largua për të lënë De Zerbi-n të kalonte dhe të pohonte para turmës se italiani do të jetë trajneri i ardhshëm te “qytetarët”.

De Zerbi, në moshën 44-vjeçare, do të ishte zëvendësuesi ideal për Pep, i cili përfundon kontratën me klubin anglez në fund të sezonit 2024-25.

Një tjetër që ka marrë edhe miratimin e trajnerit spanjoll është Vincent Kompany, aktualisht te Burnley, të cilin e njeh mirë që nga koha e tij si lojtar.

Do të duhet të shihet nëse koha i dëshmon Guardiola-s të drejtë me ndonjë prej tyre. /Albanianpost.com

Read Previous

Tyson Fury flet për pensionimin: Edhe 10 duele të tjerë pas Ngannou dhe Usyk

Read Next

Top 5 kandidatët kryesorë për Topin e Artë