Dhjetë golashënuesit më të mirë të 2023: Cristiano Ronaldo kryeson listën

Cristiano Ronaldo ka parakaluar Erling Haaland dhe momentalisht është futbollisti që ka shënuar më shumë gola deri tani në vitin 2023.

Ai është 38 vjeç, ka thyer të gjitha rekordet e shënimit që mund të imagjinoni, por Ronaldo është ende i uritur si kurrë më parë.

Portugezi luftoi me Lionel Messin për të qenë lojtari më i mirë i një gjenerate dhe tani ai ka luksin të vazhdojë të luftojë krah për krah me një grup të ri lojtarësh.

Me dy golat e tij kundër Bosnjës, portugezi tashmë është golashënuesi më i mirë në vitin 2023, përpara yjeve të rinj në kulmin e karrierës së tyre si Haaland apo Kylian Mbappe.

Më poshtë e gjeni listën e 10 golashënuesve më të mirë të vitit 2023:

10.Denis Bouanga (Los Angeles FC) – 32 gola, 45 ndeshje të luajtura

9.Hugo Cuypers (Gent) – 32 gola, 44 ndeshje të luajtura

8.Victor Osimhen (Napoli) – 32 gola, 40 ndeshje të luajtura

7.Conor Coughlan (Waterford) – 32 gola, 23 ndeshje të luajtura

6.Harry Kane (Bayern Munich) – 33 gola, 42 ndeshje të luajtura

5.Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) – 35 gola, 37 ndeshje të luajtura

4.German Cano (Fluminense) – 36 gola, 51 ndeshje të luajtura

3.Barnabas Varga (Ferencvaros) – 38 gola, 42 ndeshje të luajtura

2.Erling Haaland (Manchester City) – 39 gola, 48 ndeshje të luajtura

1.Cristiano Ronaldo (Al Nassr) – 40 gola, 43 ndeshje të luajtura

/Telegrafi/

Read Previous

“Franca pezulloi vizat për Kosovën”, Macron: Pres përgjegjshmëri nga Kurti e Vuçiq

Read Next

Gjatë shtatorit, mbi 12 mijë vizitorë në Muzeun Historik Kombëtar