Kino “Hyrije Hana” nuk ka të ndalur, sjell 3 premiera këtë javë
Në “Kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Historia e një çifti të martuar prej vitesh që vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre pa kuptuar implikimet e familjeve të tyre në këtë ndarje. Vendimi për t’u ndarë do i bëjë ata të njohin kufijtë e njërit-tjetrit dhe të njerzve të tyre të dashur në situata plot humor dhe dashuri. Sepse kur dashuria është akoma aty, asgjë nuk është e pamundur.
Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë protagonistët e filmit të shumpritur nga publiku artdashës. E filmi i titulluar: “Në Kuadër të Dashurisë” vjen në Kino “Hyrije Hana” nga 18 tetori.
Mbi 240 bileta të shitura në më pak se 24 orë…
Oraret për filmin “Në Kuadër të Dashurisë” janë:

