Dyshohet për helmimin e katër fëmijëve në një institucion parashkollor

Katër fëmijë në një institucion parashkollor të Istogut dyshohet se janë helmuar ditën e enjte.

Telegrafi merr vesh se fëmijët ishin në klasë ndërsa papritmas kanë humbur vetëdijen, fëmijët e helmuar janë dërguar urgjent në Spitalin e Pejës, ku edhe po vazhdojnë trajtimin.

Burimet bëjnë të ditur se inspektorët sanitarë do të bëjnë sot inspektimin  e vendit.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me drejtorin e arsimit në Istog, por që i njëjti nuk ka qenë i qasshëm. /Telegrafi/

Read Previous

Google paditet në SHBA për diskriminim të Gjuhës Shqipe

Read Next

​Kurti: Dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë thuaja nuk ka ndodhur asgjë