Luiz ​Diaz e fut Xherdan Shaqirin në pesëshen më të mirë në histori të Liverpoolit

Ylli i Liverpoolit, Luis Diaz e ka zgjedhur pesëshen më të mirë në histori të klubit, ku në të bën pjesë edhe Xherdan Shaqiri, ndërsa mungon Mohamed Salah.

Diaz është lojtar kyç për Liverpoolin që prej se u transferua te gjiganti anglez në janarin e vitit 2022.

Diaz iu dha mundësia që të zgjedhë mes lojtarëve që kanë luajtur në të kaluarën, dhe ata që luajnë për Liverpoolin tani, dhe një zgjidhje e tij tani ka habitur tifozët lokal.

Në portë Diaz padyshim zgjodhi Alisson Becker, kurse si mbrojtës zgjodhi Virgil van Dijk.

Në mesfushë, ylli kolumbian zgjodhi legjendën e “Të Kuqve”, Steven Gerrard, kurse gjërat u bën interesant te faza e sulmit.

Diaz çuditi kur zgjodhi yllin me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqirin, para “Mbretit Egjiptian”, Mohamed Salah.

Në krye të sulmit, Diaz zgjodhi legjendën Kenny Dalglish, i cili e la futbollin shtatë vite para se Diaz të lindte.

Pesëshja më e mirë në historinë e Liverpoolit për Diaz:

Alisson Becker

Virgil van Dijk

Steven Gerrard

Xherdan Shaqiri

Kenny Dalglish

Read Previous

Sulmi terrorist në Banjskë, Ish-ambasadori amerikan: U dizajnua për të provokuar një përgjigje të Kosovës ndaj së cilës do të reagonte Serbia më pas

Read Next

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës nënshkruan Marrëveshje të Bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare