Bislimi pret në takim delegacionin e FMN-së, flasin për zhvillimin ekonomik

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur ditën e djeshme në takim një delegacion të FMN-së, të udhëhequr nga Gabriel Di Bella.

Sipas komunikatës së dërguar nga Zyra e Kryeministrit, përfaqësuesi i FMN-së vlerësoi lartësisht dhe përgëzoi Kosovën për të arriturat në fushën e ekonomisë e linjën e plotë të ndjekur edhe me rekomandimet e FMN-së.

“Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi z. Di Bella dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për mbështetjen dhe besimin ndaj Kosovës edhe në lidhje me programin në kuadër të instrumentit më të ri të FMN-së të quajtur Resilience and Sustainability Fund, nga i cili Kosova është përfitues”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet në komunikatën e qeverisë se ai theksoi që Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar ta përforcojë bashkëpunimin me FMN-në dhe institucionet e tjera ndërkombëtare për ngritje të kapaciteteve dhe zhvillimit të vendit.

“Me theks të veçantë, Di Bella përgëzoi dhe punën e Qeverisë, respektivisht Ministrinë e Ekonomisë për projektin e Ankandit të parë për energji të ripërtërishme”, thuhet në fund të komunikatës.

/klankosova/

Read Previous

Elon Musk kryeson sërish listën e njerëzve më të pasur në botë

Read Next

Shpërthim në Nigeri, të paktën 37 të vdekur