Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë për The Guardian se është e shqetësuar për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.
“Jam thellësisht e shqetësuar për sulmin e fundit në Banjskë dhe pasojat e mundshme përshkallëzuese që mund të ketë prodhuar”, tha Cramon.
Ajo ka theksuar se duhet kuptuar se me ndihmën e kujt është kryer sulmi terrorist në Banjksë të Zveçanit më 24 shtator ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
“Ne duhet të dimë në çfarë mase dhe me ndihmën e kujt e ka kryer sulmin ky grup duke pasur parasysh sasinë e municioneve dhe automjeteve të blinduara”, shtoi Cramon.
Tash sipas Cramonit, BE-ja tani duhet të rivlerësojë strategjinë e saj të përgjithshme ndaj bisedimeve Serbi-Kosovë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.
“Qasja aktuale e cila fokusohet në stabilitetin ekonomik dhe politik çoi në sulmin në Banjskë. Në vend të kësaj, ne duhet t’i japim përparësi sundimit të ligjit dhe demokracisë”. /Albanianpost.com