Hyri në Kosovë përmes rrugëve ilegale nga Serbia, ndalohet i dyshuari në Leposaviq

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë fshatin Bistricë të Leposaviqit, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Sipas policisë i dyshuari kishte hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Serbia.

“Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari ka pranuar se ka kaluar nëpërmes rrugëve ilegale nga Serbia në R. Kosovë. Pas intervistimit, i dyshuarit me vendim të prokurorit është liruar”, ka njoftuar policia.

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Read Previous

Nis sot viti akademik në Shqipëri, rreth 20 mijë studentë për herë të parë në universitete

Read Next

​Drejtori i AKI-së raporton sot në komisionin e Kuvendit