Po bënin gara sportive, dënohen me nga 150 euro katër shoferë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:00, njësitet e policisë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë identifikuar dhe proceduar me masa ndëshkimore ndaj katër shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.

“Kundërvajtësit, janë hasë në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë, aksi rrugor zona e Vushtrrisë, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor po bënin gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndaj kundërvajtësve, 4 shoferëve u janë shqiptuar gjoba prej 150 euro, si dhe nga një (1) pikë negative.

Read Previous

Sulmohen dy policë të Kosovës, njërit i thyhet dora

Read Next

Sulmi terrorist para ministrisë së Brendshme turke, momenti kur kamikazi hedh veten në erë ( VIDEO)