Ambasadori amerikan Hovenier bashkë me ekipin konsullor të Ambasadës në Prishtinë, janë takuar me shtetas të ShBA-së që jetojnë në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë në platformën “X”.
“Javën e kaluar, ambasadori Hovenier dhe ekipi konsullor i Ambasadës në Prishtinë u takuan me shtetas të SHBA’së që jetojnë në Kosovë.
Ekipi ishte i interesuar të dëgjojë për përvojat e juaja dhe ndau më shumë informata se si ambasada punon për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve amerikanë jashtë vendit. Faleminderit për të gjithë që morën pjesë”, thuhet në postimin në “X”./Botasot/