Veterani i UÇK-së, Asllan Hasanaj: Rusia dhe Serbia duan të destabilizojnë Kosovën me këto sulme

Veterani i UÇK-së Asllan Hasanaj tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania se sulmi i ndodhur mëngjesin e të dielës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, lidhet drejtpërdrejte me Serbinë dhe Rusinë të cilat duan të destabilizojnë situatën në Kosovë.

Ai tha se në këtë mënyrë, Rusia synon të largojë vëmendjen ndaj luftës që po zhvillon në Ukrainë.

Asllan Hasanaj on Twitter: "Asllan Hasanaj https://t.co/5u1rJ5A2R4" /  Twitter

“Grupet kriminale serbe të udhëhequra nga Vuçiçi janë përgatitur dhe kanë sjellë arsenale ushtarakë kështu që armët nuk janë të Kosovës, por të grupeve kriminale që kanë kërkuar të destabilizojnë Kosovën. Kjo lidhet drejtpërdrejtë me Rusinë dhe Serbinë, që duan të humbasin vëmendjen nga lufta që po zhvillohet ndaj Ukrainës”,-tha Asllan Hasanaj. /Euronews.al/

Read Previous

Mbahet mbledhje komemorative për rreshterin Afrim Bunjaku

Read Next

Kupchan: Sulmi në Kosovë nuk ishte spontan