Ukraina dhe Polonia arrijnë marrëveshje për politikën e eksportit të mallrave

Ukraina dhe Polonia kanë rënë dakord sa i përket bashkëpunimit në fushën e politikës së eksportit, njoftoi Ministria e Bujqësisë e Ukrainës.

Në njoftim thuhet se marrëveshja është arritur gjatë një bisede telefonike mes ministrit ukrainas të politikës Agrare dhe Ushqimit, Mykola Solska dhe ministrit polak të Bujqësisë, Robert Tellus.

“Solska foli me kolegun e tij polak Robert Tellus. Ministrat diskutuan situatën, si dhe propozimin e Ukrainës për një zgjidhje dhe ranë dakord për të gjetur një zgjidhje që do të merrte parasysh interesat e të dy vendeve. Palët ranë dakord të zhvillojnë një opsion për bashkëpunim në çështjet e eksportit në të ardhmen e afërt”, thuhet në deklaratë.

Komisioni Evropian njoftoi të premten, se do të heqë ndalimin e importit të drithit nga Ukraina në pesë vende anëtare të BE-së.

/telegrafi/

Read Previous

Osmani pas takimit me Biden thotë se ka marrë garanca për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës

Read Next

Mjekët i shpëtojnë jetën pacientes nga Gjakova, kishte gëlltitur një kurorë dhëmbësh duke i depërtuar në rrugët e frymëmarrjes