SHSKUK shkarkon drejtorin Zarari, emëron ish-drejtorin Shala

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës me një vendim të datës 5 shtator, zyrtarisht ka shkarkuar nga detyra, drejtorin e deritanishëm të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, Jeton Zarari. 

Në vendim thuhet se Hilmi Shala –ish-shef i barnatores së spitalit të Gjakovës caktohet ushtrues detyre si drejtor i Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.

Vendimi për emërimin e ri hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe vazhdon deri në një vendim të ri apo deri në shpalljen e konkursit publik. /tvsyrivision/

Read Previous

Armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv – Policia gjen armatim në Zveçan

Read Next

Zyrtare: Inzaghi rinovon me Interin