Çaji anti Covid

Receta se si ta pastrojmë trupin tonë me themel.

Sa keni kohë në mëngjes për përgatitje? Diçka që mundeni ta realizoni për 10 minuta

Bashkë me përgatitje do ju tregojmë dhe disa produkteve që ju ndihmojnë në luftën kundër Covid- it. Një antiflamatorë i fuqishëm është rrënja e xhenxhifilit, si pastrues i kanaleve të sipërme të frymëmarrjes, bronkeve si dhe rritës i mirë i imunitetit.

Përdorimi i xhenxhifilit nuk paraqet ndonjë problem në mënyrë të konsumimit mirëpo duhet pasur kujdes që fëmijëve të mos ju jepet esëll.

Limoni përveç vitaminës C, ndihmon trupin në rikthimin e Ph natyral apo uljen e aciditetit, që tek të prekurit me Covid është një proces i zakonshëm. Të dy së bashku janë anti mykotik. E uji mban primatin si pastruesi më i mirë i organizmit tonë, më shumë se çdo gjë tjetër.

Përgatitja: 2 litra ujë, 2 limona dhe 2 cm për së gjati xhenxhifil i freskët. Nuk është i nevojshëm të pihet i ngrohtë, mjafton që përbërësit të qëndrojnë në ujë për 2-3 orë, për t’i lëshuar vlerat e tyre. Ju bëftë mirë e paqit shëndet!

https://www.youtube.com/watch?v=X3AyboIh6ww&feature=youtu.be

Read Previous

Hapen zyrat ndërlidhëse për bashkëpunim ekonomik Kosovë-Izrael

Read Next

Përfundon numërimi i votave me kusht, fillon numërimi i votave nga diaspora