Aleatët evropianë ofrojnë mbështetje të re për Ukrainën, thotë Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas një udhëtimi në Evropë të martën, kishte thënë se po kthehet me një mbështetje të re politike dhe marrëveshje të reja.

Ai gjithashtu shtoi se “do të ketë aeroplanë për Ukrainën, mjete të blinduara shtesë dhe që do të forcojmë mbrojtjen ajrore, ekonominë, eksportet tona, integrimin evropian dhe euroatlantik”.

Ndërsa nga disa takime që kishte, tha se u diskutua edhe për mbrojtjen e rrugëve të eksportit “përmes Detit të Zi” dhe përmes “korridoreve të solidaritetit” në tokë.

Zelensky, shtoi se “rezultati i përgjithshëm i këtyre ditëve është se Ukraina është bërë më e fortë”, duke shtuar se ai është mirënjohës ndaj Luksemburgut për anëtarësimin në deklaratën e G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën, shkruan CNN.

“Një marrëveshje shumë e rëndësishme me Greqinë, për të cilën i jam veçanërisht mirënjohës kryeministrit është gatishmëria e Greqisë për të marrë patronazhin e restaurimit të Odesës sonë. Vendimi nuk është vetëm thelbësor por edhe shumë simbolik . Ai është i mbushur me shumë histori dhe kuptime kulturore”, tha Zelensky.

/klankosova/

Read Previous

Kurti flet për vizitën në Greqi: Theksova se anëtarësimi i Kosovës në BE nuk ka alternativë

Read Next

Emërohet komiteti për përzgjedhjen e filmit të Kosovës për Oscars