Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, këtë të martë ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshme për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Peter Wilson, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe qëndrim produktiv në Kosovë.
Bislimi, siç thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, në takim ka vlerësuar lartë rolin e Mbretërisë së Bashkuar si dhe partneritetin dhe miqësinë në mes të dy vendeve.
Komunikata për media njofton ndër të tjera se në takim me diplomatin Wilson, Bislimi ka folur për zhvillimin ekonomik përgjatë dy viteve të fundit duke veçuar vlerësimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi disiplinën dhe konsolidimin fiskal të Kosovës.
Sa i përket agresionit rus në Ukrainë, Bislimi i ka thënë Wilson se Kosova është në anën e demokracisë, duke renduar politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, hequr vizat për shtetasit ukrainas dhe strehojë refugjatë ukrainas.
Bislimi e Wilson, siç njofton kumtesa për media, është diskutuar edhe mbi situatën në Veri dhe procesin e dialogut.
Nga ana tjetër Wilson, siç njofton komunikata ka vlerësuar angazhimin dhe punën e zhvilluar nga Kosova në sektorin e energjisë.
Takimin në fjalë e ka njoftuar edhe ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ku thuhej ndër të tjera se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështes stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë të Kosovës. /Albanianpost.com