Akil Gjakova renditet i pesti në Grand Prixin e Kroacisë

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka zënë vendin e pestë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Gjakova shënoi tri fitore, ndërsa u ndal në gjysmëfinale dhe luftën për medaljen e bronztë, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Akili shtoi në llogarinë e tij edhe 252 pikë olimpike Paris 2024, që e ngritin edhe më lart në renditje.

Loriana Kuka pësoi humbje në raundin e dytë të kategorisë -70 kg, ndërsa Dardan Cena u ndal në luftën e parë në kategorinë -73 kg.

Në këtë Grand Prix garoi Flaka Loxha (-57 kg), e cila shënoi një fitore dhe një humbje.

/klankosova/

Read Previous

Gara: Këtë vit është gërmuar në 7 lokacione, në Gjakovë e Skenderaj dyshohet për mbetje mortore

Read Next

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshjet e xhiros së dytë, luhet në Podujevë dhe Suharekë