Vazhdojnë pritjet e gjata në dalje të Merdarës dhe Dheut të Bardhë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Po vazhdojnë pritjet e gjata në dalje të dy pikave kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdarë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar përmes një përditësimi ka bërë të ditur se kolonat në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë arrijnë 1000 metra, pritja e qytetarëve po zgjatë deri në tri orë.

Kurse në Merdarë, kolonat janë 1200 metra, pritja në këtë pikë është dy orë.

Vendkalimet tjera janë më të lira për qarkullim.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Shpërthimi i vullkanit Etna – pamje që tregojnë “spektaklin” që ofroi gjatë natës

Read Next

35 të burgosur marrin certifikata për aftësim profesional në Qendrën Korrektuese të Dubravës