Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se këtë vit Kosova ka shënuar rekord sa i përket mbjellës së grurit.
Madje sipas tij, në bazë të të dhënave të para vendi ka mundësi që të mbulohen 70% e nevojave me grurë.
Përderisa ka garantuar se cilësia e grurit është e mirë dhe nuk ka vend për shqetësim.
“Pothuajse se sezoni e korrjeve-shtrirjeve ka përfunduar jemi në fazën finale të raporti në nivel komunal. Kosova këtë vit ka shënuar rekord në të mbjella e sidomos me grurë”.
“… rendimente janë diku 4 tonë për hektarë. Kemi 70% të mbulueshmërisë të tregut. Nuk ka vend për shqetësim, tash kemi edhe një stabilizim edhe në tregjet ndërkombëtare”, tha ai.
/eo/