Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Rojet bregdetare në Florida shpëtuan një burrë që po lundonte me një varkë gjysmë të mbytur rreth 12 milje larg bregut.
Personi i shpëtuar, i identifikuar si 25-vjeçari Charles Gregori kishte dalë për të peshkuar në oqeanin Atlantik dhe prej 35 orësh nuk kishte kontaktuar më njeri, gjë që bëri familjarët të njoftojnë autoritetet.
Menjëherë, rojet bregdetare u vunë në lëvizje dhe pas disa orësh kërkime, burri u pikas nga helikopteri, i cili dha koordinatat e sakta që çuan në evakuimin e tij.
“Ai ishte trembur për vdekje. Më tregoi se gjatë këtyre orëve në det i ishte lutur Zotit më shumë se kishte bërë gjatë gjithë jetës së tij”, tregon babai i 25-vjeçarit./A2news/






