Mbi 121 mijë euro sekuestrohen në portin e Durrësit, ishin të fshehura në tavanin e autobusit

Policia e Shtetit në Durrës e ka arrestuar një person dhe i ka sekuestruar 121, 680 euro të padeklaruara në portin detar të Durrësit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ato para kishin tentuar t’i futnin në Shqipëri duke i fshehur në tavanin e autobusit, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit. Ndërkaq, shoferi i është proceduar penalisht.

Në drejtimin e prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/Klankosova.tv/

Read Previous

FDA miraton pilulën e parë për depresionin pas lindjes: Dha efekte për tre ditë

Read Next

Dalin pamjet e rrahjes së kosovarit nga punëtorët e një pompe në Lezhë