Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar të gjithë të prekurit e përmbytjeve shkatërruese në Slloveni dhe Austri.
Përmbytjet në Slloveni ia morën jetën tre personave, ndërsa në të dyja vendet kanë shkaktuar dëme të mëdha.
“Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me ata të prekur nga përmbytjet shkatërruese në Slloveni dhe Austri. Ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor dhe rëndësinë e solidaritetit si dhe veprimit të përbashkët për të luftuar kërcënimet”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Our thoughts and deepest sympathies are with those touched by the devastating floods in Slovenia and Austria. Events like these remind us of the fragility of life in the face of environmental risk and the importance of solidarity as well as joint action to combat the threats.— Albin Kurti (@albinkurti) August 5, 2023
Ndryshe, shirat e rrëmbyeshëm dhe vërshimet goditën Slloveninë të premten, duke lënë të vdekur të paktën tre persona dhe duke detyruar qytetarët të evakuohen.
Si pasojë e motit të lig ka edhe dëme materiale në rrugë dhe ura.
Agjencia e Mjedisit të Sllovenisë, ARSO, rriti alarmin në nivelin më të lartë pas shirave të rrëmbyeshme që kanë goditur më së keqi pjesë veriore, veriperëndimore dhe qendrore të shtetit.