Kolona në dy pikat kufitare, pritje deri një orë për të dalë dhe hyrë në Kosovë

Në dy vendkalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdare janë krijuar kolona deri në 500 metra. Qytetarët janë duke pritur deri në një orë për të dalë dhe për të hyrë në territorin e Kosovës.

Të dhënat e fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, tregojnë se dy vendkalimet kufitare të lartë cekura janë më të ngarkuarat.

Kurse, vendkalimet tjera janë të lira për qarkullim ku dalja dhe hyrja mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale lidhur me gjendjen në kufi duke klikuar KËTU. /Telegrafi/ 

Read Previous

Vrau gruan, djalin dhe më pas vetën – Policia jep detaje nga vrasja e trefishtë në Lipjan

Read Next

Senatorja amerikane loboi që Senati amerikan të përfshijë Kosovën në trajnime me forcat amerikane