Një përleshje ka ndodhur në repartin e emergjencës në spitalin e përgjithsëm “Isa Grezda”.
Sipas burimeve tona jozyrtare, përleshja ka ndodhur ku disa qytetarë kanë tentuar të hyjnë në emergjencë pas një aksidenti të trafikut që kishte ndodhur më herët në mes të motoçikletës dhe makinës, aksident për të cilin ka raportuar TV Syri.
Sipas këtyre informacioneve jozyrtare thuhet se sigurimi i spitalit është munduar t’i ndalojë personat por ata kanë tentuar të hyjnë me forcë, ku më pas ka ardhur dhe policia.
Pas konfirmimit të këtij rasti edhe zyrtarisht, nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjakovë kemi pranuar këtë deklaratë : “Rreth orës 21:00 policia ju ka përgjigjur një thirrjeje telefonike për një mosmarrveshje në spitalin rajonal. Janë arrestuar katër persona dhe në konsultim me prokurorin kujdestar rasti procedohet për kundërvajtje (prishje e rendit dhe qetësisë publike).”
/tvsyrivision/