Zjarret e egra kaplojnë Evropën Jugore – temperatura të larta raportohen globalisht

Temperaturat jashtëzakonisht të larta janë raportuar në të gjithë botën, duke thyer rekorde në kontinente të shumta.

Java e parë e korrikut ishte java më e nxehtë e regjistruar, tregojnë të dhënat, shkruan CNN.

Në Shtetet e Bashkuara, miliona njerëz në jugperëndim dhe jug përballen me temperatura të larta të rrezikshme.

Disa vende, si Teksasi dhe Arizona, kanë duruar një varg të të nxehtit njëjavor.

Si pasojë e vapës janë shkaktuar zjarre në vende si Spanja dhe Greqia. Tymi nga zjarret në Kanada po shkakton paralajmërime për ajër të pashëndetshëm në të gjithë nivelin verior të ShBA-së.

Ndërkohë, shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur pjesë të Japonisë, Kinës, Koresë së Jugut dhe Indisë, duke prishur jetën e miliona njerëzve dhe duke shkaktuar përmbytje të shpejta, rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

/klankosova/

Read Previous

Nga BE-ja flasin për takimin në Bruksel: Do të fokusohemi në zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-eskalimin në veri

Read Next

Vapë ekstreme, Italia miraton protokollin e ri të urgjencës