Mjaft konsumuat këto ushqime, po abuzoni me lëkurën tuaj!

Jeni alergjik ndaj një ushqimi të caktuar, por gjithsesi vazhdoni ta konsumoni? Apo ndoshta keni një intolerancë të panjohur ushqimore?

Alergjitë nga ushqimi zakonisht shkaktohen nga: qumështi, vezët, gluteni, gruri, domatet, kikirikët, frutat agrume ose soja.

Përbërësit artificialë dhe ushqimet e përpunuara që gjithashtu mund të përkeqësojnë lëkurën tuaj, janë:

-ngjyruesit artificialë

-yndyrnat

-ëmbëlsuesit artificialë

Këto shtues jo natyralë mund të dëmtojnë sistemin tuaj tretës dhe imunitetin, duke shkaktuar inflamacion dhe si pasojë ekzemë. Ekzema ose dermatiti atopik, shfaqet me skuqje të lëkurës dhe shoqërohet me  kruajtje, plasaritje dhe të çara në lëkurë. Ajo zakonisht shfaqet në fytyrë, duar, këmbë, kokë dhe qafë.

Periudhat e gjata të stresit, pasiviteti fizik, mbipesha, lëkura e thatë dhe klima e thatë (sidomos në dimër), janë disa nga shaktarët e ekemës. Megjithatë, studiues të shumtë kanë gjetur një lidhje mes ekzemës dhe mënyrës së të ushqyerit.

Sheqeri, sidomos ai i rafinuari, bën që nivelet e insulinës dhe sheqerit në gjak të rriten, gjë që mund të rezultojë në inflamacion dhe si pasojë në ekzemë.

Pra ka shumë shkaktarë të që lidhen me ekzemën dhe ushqimi është një prej tyre. Identifikimi i ushqimeve që po jua përkeqësojnë gjendjen, kërkon durim dhe përkushtim, por ia vlen ta merrni situatën nën kontroll.

Është mirë të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të bëni ndonjë ndryshim të madh në regjimin tuaj ushqimor.

Për të shmangur ekzemën preferohet të konsumohen këto produkte:

Ushqimet Më Të Mira Për Të Konsumuar Nëse Keni Ekzemë

Këto ushqime anti-inflamatore mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave tuaja dhe në parandalimin e ekzemës.

Peshku, Probiotikët, Ushqime Që Përmbajnë “Quercetin”.

Read Previous

7 mënyra fare të thjeshta që të shpëtojnë nga lemza

Read Next

Meshkujt e kanë dy herë më të lartë rrezikun e infektimit të rëndë nga COVID-19