Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka dhunuar një femër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:30, në Klinë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit viktima është dërguar në ‘shtëpi të sigurt’.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në shtëpi të sigurt, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
/Telegrafi/