Konjufca: Presim vazhdimin e mbështetjes nga ShBA drejt integrimeve euroatlantike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së janë të shkëlqyera dhe partneritet i palëkundur.

Ai ka thënë Kosova ka para vetes procese të rëndësishme drejt integrimit euroatlantik dhe se presin mbështetjen e SHBA-së.

“Republika e Kosovës ka para vetes procese të rëndësishme drejt integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimit në mekanizma e organizata ndërkombëtare. Në të gjitha këto procese presim vazhdimin e mbështetjes së fuqishme të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë partnerëve tanë”, ka thënë Konjufca pas takimit me guvernatore e Iowa-s, Kim Reynolds.

Konjfuca tha se guvernatoren e ka falënderuar për bashkëpunimin e ngushtë duke i shprehur  i shpreha mirënjohjen e thellë për gjithë mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë në vazhdimësi Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Ritheksova përkushtimin e institucioneve tona shtetërore ndaj vlerave të lirisë, barazisë dhe demokracisë, mbrojtjes së integritetit territorial, sovranitetit dhe kushtetutshmërisë. Njëherësh nënvizova se integrimi euroatlantik është dhe mbetet prioritet i shtetit të Kosovës”, ka thënë Konjufca përmes një postimi në Facebook

/teve1/

Read Previous

Kurti bisedon për zhvillimet në veri me deputeten Kearns

Read Next

Parashikimi i motit për sot