Operacioni “Delivery”, katër të arrestuar për drogë dhe krime kibernetike
Në orët e mbrëmjes u raportua për një vrasje të dyfishtë në fshatin Madanaj të Gjakovës, rast i cili për TV SYRI-n është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Deklarata e Policisë:
“Mund t’ju konfirmoj se sonte rreth orës 20:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Madanaj-Gjakovë dy persona dyshohet të jenë qëlluar me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave meshkuj të moshës madhore. Në këto momente janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.”
/tvsyrivision/