Qeveritë janë nën presion në rritje për të trajtuar ndikimin e madh klimatik të industrisë së transportit detar, përpara një takimi kyç të Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO) në verë.
Industria e transportit detar është shumë prapa të tjerave kur bëhet fjalë për trajtimin e ndikimit klimatik, pasi nuk ka arritur të kufizojë emetimet e gazeve serrë më shumë se gjashtë vjet më parë.
Sakaq, kontribuon me rreth 3 për qind të emetimeve globale, por kjo përqindje mund të rritet ndjeshëm nëse nuk ndërmerret asnjë veprim.
Organizatës i është kërkuar nga një grup i kombeve ishullore të japë mendimin mbi krizën klimatike dhe përgjegjësitë detare.
Ashtu si gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, e cila kishte për detyrë të jepte pikëpamjen mbi detyrat ligjore të shteteve për emergjencën klimatike në fillim të këtij viti, opinioni i gjykatës nuk do të jetë ligjërisht i detyrueshëm, por do të ketë shumë ndikim.
Në paraqitjen e saj në gjykatë, të parë nga Guardian, OJQ Opportunity Green argumenton se ligji i detit tashmë i detyron të gjitha vendet të luftojnë ndotjen e anijeve dhe për këtë arsye të mbajnë përgjegjës industrinë e transportit detar për emetimet e gazrave serrë.
Carly Hicks, drejtoresha ligjore e Opportunity Green, ka thënë se shtetet i kishin deleguar kryesisht përgjegjësitë e tyre mjedisore mbi transportin tek IMO.
Vitin e kaluar, organi i OKB-së më në fund ra dakord se një formë veprimi ishte e nevojshme dhe se do të përfshinte një element ekonomik të bazuar në treg, të tillë si një tarifë, skemë tregtare ose një sistem shpërblimi, dhe një element teknik, me shumë gjasa një standard global të karburantit.
Ekziston një mbështetje në rritje për idenë e një takse midis shteteve dhe industrisë së transportit detar.
Por anëtarët e IMO-së ende nuk bien dakord se çfarë forme duhet të marrë, ose nëse paratë duhet të shpenzohen vetëm për dekarbonizimin e industrisë ose për të vazhduar veprimet klimatike diku tjetër.
IMO do të diskutojë një strategji të rishikuar në korrik.
Zëdhënësja Natasha Brown ka thënë se “me siguri” në takim do të arrihet dakordësimi për rrugën përpara për masat teknike dhe ekonomike.
Po ashtu pritet që shtetet anëtare të IMO-së të bien dakord për objektivin e parë neto zero për sektorin në korrik, ndoshta për vitin 2050, megjithëse organizatat e transportit të pastër po bëjnë presion për një qëllim më të hershëm me veprime shtesë të përkohshme.
Opportunity Green argumenton se nëse IMO vjen me një ide të dobët ose nuk arrin të pajtohet fare me të, vendet janë të detyruara të veprojnë mbi problemin në mënyrë të njëanshme.
Dhoma Ndërkombëtare e Transportit, e cila përfaqëson industrinë në IMO, pohon se një marrëveshje globale është e vetmja mënyrë reale për të rregulluar ndikimin mjedisor të transportit detar.
Ndërkohë, presioni do të vazhdojë të rritet pas samitit të liderëve që do të mbahet në Paris këtë javë, ku krerët e shteteve po shqyrtojnë se si një taksë mbi transportin detar mund të mbledhë para për të plotësuar financimin e klimës. /Albanianpost.com