Zelensky në takimin urgjent: Terroristët rusë në mes të natës hodhën në erë digën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndau informacione në Telegram nga një takim urgjent i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes (NSDC) të mbajtur këtë mëngjes në përgjigje të shkatërrimit të digës Nova Kahovka.

“Kam thirrur me nxitim një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, në mes të natës, saktësisht në orën 02:50, terroristët rusë shpërthyen strukturat e hidrocentralit të Kahovkës. Zona e përmbytjes përfshin rreth 80 vendbanime”, tha Zelensky.

Ai ka urdhëruar evakuimin e zonave në rrezik dhe siguroi furnizimin me ujë të pijshëm për të gjitha qytetet dhe fshatrat që furnizoheshin nga rezervuari i Kahovkës.

“Ne bëjmë gjithçka për të shpëtuar njerëzit. Në aksion janë përfshirë të gjitha shërbimet përkatëse, ushtria dhe qeveria”, shtoi presidenti ukrainas.

“Gjatë takimit të NSDC-së, u dakorduam për masa të ndryshme ndërkombëtare dhe të sigurisë për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për këtë sulm terrorist”, thuhet në njoftimin e Zelensky. /Telegrafi/

Read Previous

Stoltenberg: Rusia s’mund ta bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Read Next

Escobar: Kemi vështirësi në raportet me Kurtin, presim që deri nesër të ketë marrëveshje për qetësim të situatës në veri