Royal Antwerp, Genk dhe Royale Union SG, që të tria e “prekën” titullin kampion në Belgjikë në xhiron e fundit që u zhvillua stë dielën.
Fund më spektakolar vështirë që të paramendohej se sa ajo që ndodhi dje, me Antwerp-in e Arbnor Mujës që u kurorëzua me titullin kampion.
Çfarë ndodhi në xhiron e fundit?
Antwerp ishte duke u përballur me Genk-un në udhëtim. Ata u gjenden në disavantazh që nga minuta e 45-të, rezultat ky që ia mohonte titullin kampion, pasi që Royale Union ishte duke e mposhtur Club Brugge-n me shifrat 1:0 dhe ata momentalisht ishin në vend të parë.
89': Union Saint-Gilloise are set to be crowned champions.
91': Genk are set to be crowned champions.
94': Toby Alderweireld's last-gasp screamer sees Royal Antwerp win their first league title since 1957.
An amazing final five minutes in the Belgian Pro League… pic.twitter.com/LgCRFXaaHr— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) June 4, 2023
Barazimi i Antwerp erdhi në minutën e 58-të, por përsëri i pamjaftueshëm për të dalë në vendin e parë.
Në minutën e 75-të, ata thuajse humbën shpresat për ta fituar titullin, ngase u gjenden në disavantazh për herë të dytë, ndërsa në anën tjetër Royale Union ishte duke e ruajtur epërsinë ndaj Club Brugge.
Por, në momentet e fundit në të dyja ndeshjet ndodhi drama.
What a story! @official_rafc win their first league title in 57 years with this last gasp injury-time strike from returning hometown boy, Toby Alderweireld. Scenes. #RoyalAntwerpFC pic.twitter.com/l0jlOYYZwZ— STATSports (@statsports) June 5, 2023
Club Brugge bëri një rikthim sensacional duke shënuar tre gola pas minutës së 90-të ndaj Royale Union dhe duke e mposhtur 1:3, rezultat ky që e bënte Genk-un kampion, pasi që po fitonin ndaj Atnwerp-it.
Por, ekipi i Arbnor Mujës bëri një kthesë të jashtëzakonshme në minutat shtesë, kur kishin mbetur edhe pak më shumë se 150 sekonda për t’u luajtur.
Ish-mbrojtësi i Tottenham-it, Toby Alderweireld, e shënoi një gol spektakolar nga jashtë zone, duke e barazuar rezultatin në 2:2, që i dhuroi titullin kampion ekipit të tij me 47 pikë, një më shumë se Genk dhe Royale Union në pozitat dy dhe tre.
#RAFC #GNKANT #DenDubbel pic.twitter.com/ASgwcJVI46— Jordi (@Jordi1880) June 5, 2023
Menjëherë pas golit të barazimit, nisi festa e “çmendur” nga ekipi mysafir, pjesë e së cilës ishte edhe futbollisti i Kosovës, Arbor Muja, i cili në këtë ndeshje ishte inkuadruar nga banka rezervë në minutën e 71-të.
Kujtojmë që Muja ishte një nga futbollistët më të mirë në këtë edicion të parë me ekipin e Antwerp.
Mesfushori i lindur në Mitrovicë kishte shënuar tre gola dhe kishte dhuruar katër asistime në 21 ndeshjet e kampionatit të rregullt, ndërsa në “Play-Off” nuk kishte lënë gjurmë.
Muja iu bashku kampionëve në fuqi të Belgjikës në verën e kaluar për 400 mijë euro nga Drita, që mban rekordin si futbollisti më i shtrenjtë i dalë nga futbolli kosovar. /Albanianpost.com