Gazetat italiane: Zhegrovës ia kanë vënë syrin Milani dhe Napoli

Anësori i Lilles dhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, tashmë i lidhur me një kalim te Arsenali, është shfaqur si objektiv i verës për Napolin dhe Milanin.

Të dy gjigantët e Serisë A janë në kërkim të një anësori të ri sulmues. Zhegrova, me kontratë me Lille deri në qershor 2026, është ndër objektivat e tyre, sipas raportimeve në Itali.

Il Corriere dello Sport raporton se 24-vjeçari është ndër kandidatët e Napolit për të zëvendësuar Hirving Lozano, i cili mund të largohet nga “Stadio Maradona” në verë, duke pasur klube të Premierligës dhe Ligue 1 të interesuara për nënshkrimin e tij.

Gazeta pretendon se Napoli dhe Lille janë në marrëdhënie të mira, por kjo nuk do të thotë se kampionët e Serisë A do të kenë trajtim preferencial në garën për lojtarin kosovar.

Zhegrovës ia ka vënë sytë edhe Milani, raporton gazeta Tuttosport.

Anësori i talentuar është në axhendën e kuqezinjve së bashku me Adama Traore, Riccardo Orsolini, Hakim Ziyech dhe Nicolo Zaniolo. /Lajmi.net/

Read Previous

ChatGPT shkruan fjalimin e kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen

Read Next

Kovaçevski: Paqja në Kosovë është paqe për të gjithë Ballkanin Perëndimor