Përmbytjet vdekjeprurëse në Itali, momenti kur dy të moshuar u shpëtuan me helikopter nga çatia e tyre

Roja bregdetare italiane ka shpëtuar dy të moshuar me helikopter nga çatia e tyre.

Ngjarja ka ndodhur pas shirave të dendur që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në rajonin Emilia-Romagna.

Siç është raportuar, nëntë persona kanë gjetur vdekjen dhe disa janë zhdukur pasi 14 lumenj dolën nga shtrati, duke përmbytur 23 qytete.

Zëvendëspresidentja e Emilia Romagna, Irene Priolo, u kishte thënë gazetarëve se shirat po pakësoheshin, por nivelet e lumenjve ishin ende në rritje.

Rajoni, i cili ka vuajtur një thatësirë të zgjatur, është nën alarmin e kuq – paralajmërimi i nivelit më të lartë ose gjendja e jashtëzakonshme për ngjarjet e motit të rrezikshëm për jetën. /Telegrafi/

Read Previous

Kosova me renditjen më të lartë ekonomike në rajon, Bislimi: Nuk është rastësi

Read Next

“Defender Europe 23”, forcat ushtarake shqiptare dhe amerikane në qendër të Tiranës