PSG kërkon trajner të ri: Zidane në krye të listës, preferohen edhe dy nga Serie A

PSG është afër fitimit të titullit kampion në Francë, por kjo për Christophe Galtier nuk mjafton.

Sipas mediave franceze e ardhmja e trajnerit është vendosur dhe drejtuesit e PSG-së që do ndahen me të në fundin e sezonit.

Dëshira e madhe quhet Zinedine Zidane, por presidenca e klubit kryeqytetas ka edhe dy preferenca të tjera.

L’Equipe shkruan se ata janë Jose Mourinho dhe Thiago Motta.

I pari cilësohet si personi i duhur për të vendosur nën kontroll një grup lojtarësh të “llastuar”.

Ndërkohë, Thiago Motta është një njohje e vjetër. Ish-mesfushori luajti 6 vite me PSG-në, aty ku nisi edhe karrierën si trajner.

40-vjeçari drejtoi ekipin U19 të PSG-së përpara se të kalonte në Itali si trajneri i Genoas, Spezias dhe Bolognas.

Këta të fundit i drejton prej shtatorit të vitit të kaluar dhe ia ka dalë të krijojë një skuadër të fortë, që mbi të gjitha luan një futboll të bukur sulmues. /Telegrafi/

Read Previous

Ngrohja globale paralajmëron ‘çudira’ të motit

Read Next

Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve