Hill: Marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën, jo me çështjen e minoritetit shqiptar në Serbi

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, nga Bujanoci ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka të bëjë me çështjen e shqiptarëve në Serbi, por vetëm zgjidhjen e problemeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij, çështja e minoritetit shqiptar në Serbi është çështje e shtetit të Serbisë dhe nuk ka të bëjë asgjë me dialogun mes dy vendeve në Bruksel.

“Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Qëllimi i dialogut nuk është që të zgjidhen ndonjë çështje tjetër, çështjet e pakicave këtu apo në pjesët tjera të vendit,” – ka thënë Hill, transmeton portali Bujanovaçke.

Ai ka thënë se Amerika mbështet dialogun dhe marrëveshjen e arritur në Ohër, ku ka përsëritur se “pjesë e rëndësishme e së cilës është themelimi i Asociacionit”.

“Marrëveshja e arritur nuk ka ndërmend të kalojë kufijtë.” – ka thënë ai.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kryeministri Kurti me bashkëpunëtorë viziton shtëpinë muze të familjes Qerkezi

Read Next

Parashikimi i motit për sot