Manchester City e Interi kanë kaluar në fazën çerekfinale të Champions Leagues.
City e mposhti me rezultat të thellë prej 7-0 Leipzigun, ku Haaland shkëlqeu me plot pesë gola.
Norvegjezi hat-trickun e mbylli qysh në pjesën e parë, ku serinë e golave e hapi në minutën e 22-të të takimit, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë e shënoi të dytin.
Ndërsa, në minutën e fundit të pjesës së parë, ai shënoi për golin e tretë.
Me të nisur pjesa e dytë, Gundogan shënoi për 4-0, ndërsa vetëm katër minuta më vonë, Haaland shënoi golin e pestë për Cityn e golin e katërt personal.
Katër minuta më vonë, Haaland shënoi për golin e tij të pestë e të gjashtin për Cityn, ndërsa një minutë përpara se të mbyllej ndeshja, ishte De Bruyne ai që shënoi për rezultatin përfundimtar, 7-0.
Në anën tjetër, ndeshja mes Portos e Interit u mbyll pa gola, gjë e cila bëri që mysafirët të vazhdojnë tutje falë fitores minimale në Itali.
/KlanKosova/