Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz deklaroi se është i lumtur që Tirana është zgjedhur si vendi i zhvillimit të samitit.
“Bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë që ne kemi dhe Gjermania është një bashkëudhëtare. Kemi diskutuar edhe për disa aspekte të jetës ekonomike, financiare, ekonomike sociale për disa elementë të konvergjencës së standarteve të jetesës”.
Gjithashtu kreu i qeverisë shqiptare tha se kanë folur dhe për procesin e integrimit dhe sfidave, dhe mënyrën si Gjermania mund të ndihmojë.
“Kemi diskutuar edhe për procesin e integrimit dhe për mënyrën se si Gjermania mund të na ndihmojë edhe në angazhimin e burimeve njerëzore për gjithë atë makineri që duhet ngritur në funksion të përgatitjes së ligjeve”.
Gjatë fjalës së tij Rama u ndal dhe tek plani i paqes midis Kosovës dhe Serbisë.
“Ne mbështesim planin e paqes dhe normalizimit me Kosovës dhe Serbisë. Është një plan shumë përmbajtjesor dhe realist i cili sjellë normalizimin e nevojshëm dhe të shumëpritur që duhet ta trajtojnë të dyja palët. Në Tiranë do të kemi mundësi edhe të deklarojmë marrëveshje përfundimtare për çeljen e kolegjit Evropian të Burzhit”, tha Rama. /Albanianpost.com