Hovenier: Sektori privat amerikan mund të luajë një rol për të shpejtuar ndarjen e burimeve të energjisë në Ballkan

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot, ka pritur në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane.

Lidhur me takimin, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka dhënë detaje, duke thënë se sektori amerikan mund të luajë një rol kritik për të shpejtuar ndarjen e burimeve të energjisë në Ballkanin Perëndimor.

“Kënaqësi të mirëpresim #PODBalkans të fokusuar në energjinë e pastër në Kosovë. Sektori privat amerikan mund të luajë një rol kritik për të përshpejtuar ndarjen e burimeve të energjisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

/KlanKosova/

Read Previous

Në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me fruth

Read Next

Bjellorusia dënon me 10 vjet burg aktivistin që fitoi Çmimin Nobel për Paqe