Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu, e vende –vende rigat e shiut parashihen të shoqërohen edhe me fjolla bore.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë, ndërkaq maksimalet e ditës do të jenë nga 5 deri në 7 gradë.

Gjatë këtyre pesë ditëve parashihet të  fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s. 

/Telegrafi/

Read Previous

Ora në “Sahat Kullën” në Gjakovë është jashtë funksionit

Read Next

Rasti “Brezovica” – policia me aksion në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan