Erdogan e konfirmon se nuk shtyhet data e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, do të mbahen më 14 maj

Presidenti i Turqisë tha sot se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vendit do të mbahen më 14 maj, siç ishte planifikuar, pak më shumë se tre muaj pas tërmetit shkatërrues që mbyti më shumë se 45 mijë njerëz në Turqi.

“Ky komb do të bëjë atë që është e nevojshme më 14 maj”, tha Recep Tayyip Erdogan në një fjalim para ligjvënësve të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

Kjo është data për të cilën Erdogan kishte folur më herët dhe nuk e zhvendosi për shkak të tërmetit.

Duke folur për ata që kritikuan qeverinë e tij për qeverisje të dobët pas tërmetit të 6 shkurtit, Erdogan tha: “Ne do t’u japim atyre një përgjigje adekuate më 14 maj”.

Ndryshe Turqia u godit më 6 shkurt nga dy tërmete shkatërruese që shkaktuan dhjetëra mijëra të vdekur dhe shumë tjerë të lënduar.

E ekipet e shpëtimit për javë të tëra kanë bërë të pamundurën që të shpëtojnë qytetarët që kishin mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura. /Telegrafi/

Read Previous

Jasharaj: S’e kemi kundërshtuar Ligjin e Pagave, presim që vlera e koeficientit të ngritet

Read Next

Twitter lançon politikën “zero tolerancë për dhunën verbale”