KGJK i kërkon Avokatit të Popullit që Ligjin e Pagave ta dërgojë në Kushtetuese

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), njoftoi këtë të mërkurë se ka dorëzuar kërkesë tek Institucioni i Avokatit të Popullit për inicimin e procedurës për kontrollin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Këshilli konsideron se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën, me Ligjin për Gjykatat, rekomandimet e Këshillit të Evropës mbi pavarësinë e gjyqësorit, Opinionin e Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropian dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO 203/19.

“Prandaj, Këshilli kërkoj nga Avokati i Popullit që në kuadër të kompetencave të veta kushtetuese dhe ligjore të ndërmerr veprime të nevojshme për adresimin e kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në komunikatën për media.

/Telegrafi/

Read Previous

Ministria e Jashtme: Asnjë shtetas i Kosovës s’ka vdekur nga tërmetet në Turqi

Read Next

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sot me dy ndeshje interesante